Arta Nitaj realizon tatuazh të ri

Modelja dhe ish-aktorja e “O Sa Mirë”, Arta Nitaj, vihet gjithmonë në qendër të mediave rozë për dukjen e saj.

Së fundmi, ajo përmes rrjeteve sociale u tregoi fansave të saj se ka realizuar një tatuazh të ri në këmbën e majtë.

E ndërsa në një video të fundit, Nitaj ka bërë të ditur se çfarë zgjodhi që të “gdhendë” përjetësisht në trupin e saj këtë radhë.

Bëhet fjalë për figurën e një maceje, të formuar nga copëza të vogla, të cilat të bashkuara krijojnë simbolin e kokës së një koteleje.

Go to TOP