Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Federata e Judos në Kosovë njofton se Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Evropianit në Zagreb, ku në çerekfinale e ka mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Distria Krasniqi sipas njoftimit ndaj Viktorija Puljizit fitoi për 20 sekonda me mbajtje.

Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Ukraina Anna Borodina.

Kampionja Olimpike në gjysëmfinale takohet me spanjollen Ariane Toro Soler. /Kosova.info/

Go to TOP