Trepça e fiton edhe ndeshjen e dytë kundër Sigal Prishtinës

Trepça po avancon 2:0 ndaj Sigal Prishtinën në serinë gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës. 

Në një ndeshje dramatike, mitrovicasit kanë triumfuar me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26). 
Për t’u kualifikuar në finale i nevojitet edhe një fitore.

“Bardhekaltrit” e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë gjatë gjithë çerekut të parë në epërsi dhe e fituan këtë pjesë 28:21, derisa në periudhën e dytë, prishtinasit kishin epërsi deri në dhjetë pikë, kurse pjesa e parë përfundoi 48:40.

Por, në pjesën e dytë u rikthyen mitrovicasit, duke ngushtuar epërsinë, derisa dramë u zhvillua në fund, kur Sigal Prishtina, dy minuta nga fundi po fitonte 85:81, por mitrovicasit në momentet vendimtare u treguan më të vëmendshëm dhe me pesë pikë radhazi e fituan ndeshjen 85:86, duke avancuar në serinë gjysmëfinale 2:0.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Donte Clark shënoi 17 pikë e pesë asistime për vendasit, kurse te mysafirët u dallua Darnell Edge me 28 pikë, katër kërcime e tetë asistime.

Go to TOP