Distria Krasniqi shpallet kampione evropiane

Distria Krasniqi është kampione e Evropës në kategorinë -52 kg. Kjo pasi në finale e ka mposhtur italianen, Odette Giuffrida, nënkampionën olimpike nga Rio 2016.

Kosovarja e ka fituar përballjen  me waza-ari. 

Rruga e kosovares deri në finale kishte disa pengesa të cilat u desh t’i kalojë. Ajo në çerekfinale zuri në mbajtje për 20 sekonda duke e  mposhtur me Ippon garuesen nikoqire, kroaten Ana Viktorija Puljiz. Në xhiron e parë Krasniqi ka qenë e lirë, ndërsa në xhiron e dytë ajo ka mposhtur me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Ukraina Anna Borodina. /Kosova.info/

Go to TOP