Dardan Imami emërohet drejtor i ri i përfaqësueses së federatës së pingpongut

Bordi ekzekutiv i FPPK në mbledhjen e mbajtur me 24.04.2024 me vendim unanim ka vendosur që të emëroj Dardan Imamin drejtor të përfaqësueses me mandat 4 vjeçar.

“Dardani Imami është i lindur më 26 mars 1993 në qytetin e Gjakovës, ndërsa jeton dhe vepron në Prizren. Ka të përfunduar fakultetin Stomatologjisë si dhe kursin e trajnerëve ITTF level I, e po ashtu ai sot ka përfunduar kursin për trajner ICECP në kuadër solidaritetit olimpik”, thuhet në komunikatën për media të FPPK-së.

Karrierën e tij si trajner e filloi që nga viti 2017 me Kpp Lidhja e Prizrenit, duke pasur shumë suksese kulminante në Republikën e Kosovës.

“Ai po ashtu ishte trajner me përfaqësuesen e Kosovës në disa aktivitete ndërkombëtare me sportistët Fatih Karabaxhaku e Kreshnik Mahmuti, duke u shpallur edhe trajner i vitit 2022. Suksese Drejtorit të ri të përfaqësueses”, përfundon komunikata. /Kosova.info/

Go to TOP