PSG fiton, por Monaco i shtyen festën

Paris Saint Germain do të mund të shpallej që sonte kampion në Ligue 1, por Monaco i ka prishur punë, pasi e ka mposhtur Lille. 

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka fituar 1-4 kundër Lorient sonte në ndeshjen e zhvilluar në “Stade du Moustoir” në kuadër të Javës së tridhjetë të kampionatit. 

Dembele (19′, 60′) dhe Mbappe (22′, 90′) me nga dy gola kanë çuar në fitore skuadrën kryeqytetase, derisa golin e vetëm për vendasit e ka realizuar Bamba (73′). 

Pas kësaj ndeshje PSG mbetet lider në tabelë me gjashtëdhjetë e nëntë pikë. Në vendin e dytë gjendet Monaco me pesëdhjetë e tetë pikë. 

Go to TOP