Virgil van Dijk e vlerëson të përshtatshëm Slot për trajner te Liverpool

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, konsideron se stili i Arne Slot përshtatet me kërkesën e klubit anglez për trajner. 

Tashmë klubi anglez është në kërkim të një trajneri të ri, pasi gjermani Jurgen Klopp nuk do të vazhdojë më. Meqë trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, e ka përjashtuar veten si një kandidat potencial për të zëvendësuar Klopp, Slot është pretendenti kryesor.

“Arne Slot në këtë moment ndoshta është një nga trajnerët më të mirë holandezë. Me filozofinë dhe mënyrën e lojës ai mund të jetë trajner i Liverpool”, ka thënë Van Dijk. “Vetëm se nga ajo që lexoj dhe dëgjoj unë mendoj se është se është ende larg përfundimit. Do të shohim”.

Slot e kishte çuar Feyenoord drejt titullit në  Eredivisie  po edhe të Kupës së Holandës.

Aktualisht Arsenal kryeson tabelën e Premier League me shtatëdhjetë e shtatë pikë. Liverpool ndodhet në vendin e dytë me shtatëdhjetë e katër pikë, ndërsa Manchester City zë vendin e tretë me shtatëdhjetë e tri pikë po me dy ndeshje më pak se Arsenal.

Go to TOP