Krasniqi shkon në finale të Kampionatit Evropian në Zagreb

Distria Krasniqi ka arritur në finale të Kampionatit Evropian për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Kampionja Olimpike në gjysëmfinale e ka mposhtur me Wazaari dhe Ippon xhudisten spanjollen, Ariane Toro Soler.

Krasniqi në finale takohet me garuesen italiane Odette Giuffrida, nënkampionën olimpike nga Rio 2016.

Rruga e kosovares deri në finale kishte disa pengesa të cilat u desh t’i kalojë. Ajo në çerekfinale zuri në mbajtje për 20 sekonda duke e  mposhtur me Ippon garuesen nikoqire, kroaten Ana Viktorija Puljiz. Në xhiron e parë Krasniqi ka qenë e lirë, ndërsa në xhiron e dytë ajo ka mposhtur me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Ukraina Anna Borodina.

Go to TOP