Fitore e thellë e Man Cityt në udhëtim te Brightoni

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon.

Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0 në fushë e Brightonin dhe shkojnë në kuotën e 76 pikëve, një më pak se Arsenali, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

De Bruyne, Foden dy herë dhe Alvarez ishin autorët e golave (tre në pjesën e parë) në këtë ndeshje që nuk pati shumë histori.

Duke qartë që deri në javën e fundit të Premier League-s gara për titullin do të jetë e ethshme mes Arsenalit dhe City-t, ndërsa Liverpooli me humbjen në derbi ndaj Evertonit duket se i ka minimizuar shanset për triumfin përfundimtar.

Manchester City me këtë fitore ka 76 pikë, një më pak se lideri Arsenali, ndërsa në xhiron e 34-të takohet me Nottinghamin.  /Kosova.info/

Standings provided by Sofascore
Go to TOP