Tentim grabitje me armë zjarri në Prishtinë

Një person ka hyrë në një argjendari dhe nën kërcënimin e armës ka kërkuar të holla.

Sipas pronares së këtij biznesi kanë shpëtuar pa lëndime.

Në ndihmë i kanë dalë disa qytetarë dhe e kanë kapur personin i cili është futur me armë në lokal dhe e kanë dorëzuar në polici.

Në vendin e ngjarjes janë edhe zyrtarët policorë, njofton Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje lidhur me rastin por deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë informacion.

Në ndërkohë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor për t’i dhënë ndihmë pronares e cila u ndesh me grabitësin.

Go to TOP