Përleshja te rruga “B”, dy personat e therur u dërguan në QKUK për trajtim

Dy persona janë therur me thikë në orët e vona të së mërkurës pas një përleshje në mes disa vetave në rrugën B në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Kosovës, Agron Borovci, i cili shtoi se dyshohet se është shkrepur dhe arma e zjarrit.

Borovci thekson se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 23:00, është raportuar se mbrapa rrugës “B” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe arma e zjarrit. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika), përderisa një tjetër nga mjete që janë përdorur gjatë përleshjes”, u shpreh Borovci.

“Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të tre personave të cilët poashtu dyshohet të jenë të involvuar në rastin në fjalë”.

Ai shtoi se po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Go to TOP