Përleshje fizike dhe të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen 5 persona

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë.

Sipas raportit policor, dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri pasi që në vendin  ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

“Dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor. Te gjithë personat e perfshire janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Go to TOP