Lakersat sërish derën mbyllur për fitore ndaj kampionit

Denver Nuggets ka shënuar fitore ndaj Los Angeles Lakers, me shifrat 112-105.

Kësisoj tani kampioni aktual udhëheqë serinë 3-0 ndaj Lakersave, në kuadër të 1/8 së finales së playoff-it në NBA.

Më i dalluari në fitoren e Nuggets ishte Aaron Gordon, me 29 pikë, 15 kërcime dhe tre asistime.

Teksa te Lakersat u shqua Anthony Davis, me 33 pikë, 15 kërcime dhe tre asistime.

Përndryshe, kjo është fitorja e 11-të rresht e Nuggets ndaj Lakersave. Fitorja e fundit e tyre ishte 17 muaj më parë.

Go to TOP