Seminari i Gjuhës kthehet sivjet, të ftuar vetëm të vaksinuarit

Nga data 23 gusht pritet t’i hapë punimet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Pjesëmarrjen aty e kanë konfirmuar studentë e studiues të albanologjisë nga vende të ndryshme të botës, njofton Klan Kosova.

Programi i seminarit të 39-të do të zhvillohet si tradicionalisht, veçse këtë vit duke iu përshtatur masave anti-pandemike ndërkaq kjo ngjarje vitin e kaluar pikërisht për shkak të përhapjes së COVID-19, ky organizim nuk u mbajt.

E këtë vit gjithçka do të realizohet sipas planit veç se të gjithë pjesëmarrësit si të huaj ashtu edhe vendorët tashmë kanë konfirmuar se janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është tubimi më i madh dhe më i rëndësishëm i shkencave albanologjike, i cili e pa fillimin e vet qysh më 1974.

Go to TOP