Gjiganti gjerman insiston për Hernandez, Milani kërkon 100 milionë euro

Gjiganti gjerman, Bayer Munich, insiston që të blejë yllin e AC Milanit, Theo Hernandez.

‘Bavarezët’ pasi dështuan këtë sezon të garave duke mos fituar asnjë trofe, janë hedhur në sulm për ta forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, Bayern Munich e kërkon me çdo kusht Hernandez-in, i cili ka bërë një sezon të madh me skuadrën ‘Rossonere’.

“Milani kërkon 100 milionë euro për mbrojtësin francez dhe nuk pranon zbritje”, shkruajnë mediat italiane.

Ndryshe, Hernandez është cak edhe disa klubeve tjera evropiane përfshirë edhe Barcelonën dhe PSG-n.

Go to TOP