Peja DT shpallet kampione e Kosovës për U14
Peja DT është shpallur kampion i Kosovës për U14 në konkurrencën e meshkujve.
Në finalen e dytë, skuadra pejane ka mundur Kerasan-in me shifrat 69:74, për të fituar titullin e kampionit me serinë finale 2:0.
Peja ndeshjen e parë finale e kishte fituar me shifrat 75:65.
Ndërsa në gjysmëfinale eliminoi Trepçën 2:0, kurse Kerasan-i eliminoi Bashkimin 2:1 në serinë gjysmëfinale.
Trofeun e ka ndarë Anëtari i Bordit në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Valton Bilalli.
