De Zerbi pa kontratë, Milani në sulm për strategun italian

Nga pasditja e së dielës, Roberto De Zerbi, nuk është më trajner i Brighton.

Ai dje drejtoi për herë të fundit “pulëbardhat” nga bankina, duke e mbyllur një sezon jo tërësisht të kënaqshëm me humbjen 0-2 ndaj Manchester United në javën që përmbylli zyrtarisht ndeshjet e Premier Ligës, të mbyllur nga skuadra e tij në vendin e 11-të.

I mbetur pa skuadër dhe pa kontratë, rrjedhimisht edhe pa klauzolën e shkëputjes prej 13 milionë eurosh që duhej për ta larguar nga Brighton, emri i tij është kthyer në modë për bankinën e Milanit.

Për të ndezur më tej skenarin, janë disa nga deklaratat e tij nga mesi i shkurtit në të cilat ai kishte përdorur fjalë të ëmbla për kuqezinjtë.

“Nuk është një klub normal për mua, unë jam rritur në atë klub”, kishte deklaruar De Zerbi.

Go to TOP