80 artistë në Prishtinë në arenën e “Takimit të stileve”

Kanë përfunduar pothuajse të gjitha grafitet e nisura dy ditë më parë nën urën e rreth-rrotullimit në Lakrishtë.

Punimet në kuadër të festivalit “Meeting of Styles” janë në ditën e tretë, e këtë vit kishin për tematikë tregimet e bashkimit.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrës ishin rreth 80 artistë, numri më i madh prej të cilëve ndërkombëtarë, njofton Klan Kosova.

Këta të fundit u shprehën të kënaqur me pjesëmarrjen në Kosovë, ndërkaq vendorët thanë se mësuan teknika të mira nga internacionalët.

Përveç në këtë pjesë të kryeqytetit, punime me ngjyra pritet të ketë edhe në lagje tjera u deklaruan nga drejtoria e kulturës.

Go to TOP