Zhduket një vajzë nga Lipjani

Një vajzë nga fshati Qallapek i Lipjanit është zhdukur.

Këtë informacion e ka dhënë në polici nëna e saj, e cila ka deklaruar se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia thotë se po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR /Fsh. Qallapek, Lipjan 30.05.2022 – 17:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP