Vazhdon aksioni në Gllogjan për kapjen e të dyshuarit të 4-të për vrasjen e trefishtë

Përveç arrestimit të tre personave, Halil Mehmetaj dhe dy djemve të tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, njësitet policore tashmë kanë nisur aksionin për kapjen e të dyshuarit të katërt lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Burimet kanë bërë me dije se provat e grumbulluara deri më tani mbështesin dyshimin e bazuar se të arrestuarit mund të jenë përfshirë në vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.

Sipas provave, motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020. Për vetëvrasjen e saj fajësohej shoferi që u vra, Gani Gjokaj.

Go to TOP