Ademi i pranishëm në finalen Argjentinë-Spanjë: Privilegj të jesh pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar se do të jetë i pranishëm në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku do të luajnë Argjentina dhe Spanja.
Ai ka thënë se është privilegj të jesh pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm, ku festohet loja më e bukur në botë.
“Urime FIFA-s për organizimin e shkëlqyer të këtij Botërori, një turne që edhe një herë dëshmoi fuqinë e futbollit për të bashkuar popuj, kultura dhe kombe në një skenë të vetme. Të gjithë tifozëve ju uroj shikim të këndshëm dhe shumë emocione në këtë festë madhështore të futbollit!”, ka shkruar Ademi. /Kosova.info/
