Iglesias me batutë: Do t’i jap dorën Trumpit

Sulmuesi i Spanjës, Borja Iglesias, ka bërë një deklaratë me humor në prag të finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës, duke folur për momentin kur mund të përballet me presidentin amerikan Donald Trump.

Trump pritet të jetë i pranishëm në finalen e Botërorit dhe të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të trofeut për skuadrën fituese. Për këtë arsye, lojtarët e Spanjës dhe Argjentinës pritet të takohen me të pas përfundimit të ndeshjes.

Iglesias, i pyetur nëse do t’i japë dorën Trumpit gjatë ceremonisë, u përgjigj me një batutë, duke thënë se nuk dëshiron të përballet me pasoja.

“Po, do t’i jap dorën. Nuk dua të shkoj në burg!”, tha ai.

Sulmuesi spanjoll pranoi se ky ishte një moment për të cilin kishte menduar më herët, por theksoi se finalja e Botërorit nuk është vendi i duhur për të krijuar polemika.

“Është diçka që e kam menduar dhe madje e kam imagjinuar. Shpresoj ta përshëndes kur të jemi të gjithë të lumtur dhe që gjithçka të përfundojë shpejt, në mënyrë që ta harroj”, theksoi ai.

Iglesias shtoi se opinionet e tij janë të njohura, por në situata të tilla duhet të kuptohet realiteti dhe kufijtë e ndikimit personal.

“Njerëzit i dinë mendimet e mia. Do të doja të bëja shumë gjëra, por realiteti është se nuk kam aq shumë fuqi sa mendojnë disa për t’u përballur me çdo situatë”, poho ai.

Donald Trump ka qenë një nga figurat më të përmendura gjatë gjithë organizimit të Botërorit 2026 dhe pritet të jetë në qendër të vëmendjes në finalen mes Spanjës dhe Argjentinës, ku do të dorëzojë trofeun e kampionit të botës.


Go to TOP