Shpat Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Botërore

Xhudisti kosovar Shpat Zekaj ka arritur një sukses të madh në Kupën Botërore në Sarajevë, duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë e tij.

Zekaj e nisi garën me një paraqitje të fortë, duke mposhtur në rundin e parë rusin Denis Bakanov me dy Waza-ari. Në çerekfinale, ai u përball me bullgarin Boris Georgiev, ndaj të cilit pësoi humbje me Yuko.

Megjithatë, xhudisti kosovar vazhdoi garën përmes repasazhit, ku triumfoi ndaj garuesit serb pasi kundërshtari u ndëshkua me tri dënime dhe u diskualifikua.

Në duelin për medaljen e bronztë, Shpati Zekaj zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke mposhtur gjermanin Pierre Ederer me Ippon dhe duke siguruar vendin në podium.

Ky sukses është një tjetër rezultat i rëndësishëm për xhudon kosovare, e cila vazhdon të dëshmojë forcën e saj në arenën ndërkombëtare.


Go to TOP