Spahiu: Jam e përkushtuar t’i mbaj vlerat që përcaktojnë misionin e RTK-së

Ushtruesja e Detyrës së Drejtorit të RTK-së, Zana Spahiu, pranoi sot detyrën nga ish-drejtori i përgjithshëm i Transmetuesit Publik, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili dje dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Në deklarimin e saj të parë, ushtruesja e detyrës, Zana Spahiu, paraqiti shkurtimisht disa nga objektivat e saj gjatë ushtrimit të kësaj detyre.

“Jam thellësisht e respektuar që jam e emëruar në pozitën e ushtrues së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të Radio Televizionit të Kosovës, nga Bordi i RTK-së. Në këtë rol, së bashku me stafin e RTK-së, do të jem e përkushtuar t’i mbajë vlerat që përcaktojnë misionin tonë e që është të informojmë, të edukojmë, të promovojmë kulturën, ta argëtojmë audiencën me integritet, saktësi dhe përkushtim”, tha Spahiu.

Go to TOP