Nagavci: Aplikoni për studime të gjuhës dhe letërsisë, përfitoni bursa

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, fton studentët që të studiojnë programin Gjuhë shqipe ose në programin Letërsi shqipe të Fakultetit të Filologjisë në mënyrë që të përfitojnë bursën studentore në vlerë prej 1 mijë euro nga MAShTI.

Nagavci, në një postim në Facebook, ka thënë se me qëllim promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shkencave të albanistikës, me vëmendje të veçantë programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shqipe brenda Fakultetit të Filologjisë, muaj më parë është nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina.

“Në kuadër të kësaj Marrëveshje, MAShTI për herë të parë do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet Bachelor dhe Master në degët Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së. Shuma e bursës është 1 mijë euro në vit për student”, shkruan Nagavci.

UP tashmë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve.

“Ju ftoj që të aplikoni në këto programe dhe të përfitoni bursën studentore”, ka shkruar Nagavci, në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP