Sonte në Dokufest shfaqet filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”

Sonte në kuadër të Dokufestit në Prizren, në orën 20:00 në DokuKino Plato shfaqet filmi dokumentar “Mbijetesa e shkolla”.

Producent e skenarist Nuhi Bytyçi, regjia Ilir Kabashi dhe drejtor i fotografisë Bekim Qyqalla.

Filmi po pritet me interesim të veçantë nga kineastët nga mbarë bota, të cilët po marrin pjesë në këtë festival.

Ndërkohë, ky film ka marrë 7 çmime nga juritë profesionale të festivaleve të filmave ndërkombëtarë.

Theksojmë që të premten zyrtarisht ka nisur edicioni i 20-të i festivalit të njohur të filmit, DokuFest.

DokuFest përndryshe njihet si një nga festivalet më të mëdha të filmit në vend.

Go to TOP