Solskjaer: Me fat në fund, por me Ronaldon në skuadër keni gjithmonë një shans

Manchester United mundi Villareal në fund të një ndeshje shumë të dhimbshme. Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer komentoi fitoren 2-1 kundër Spanjollëve: “Kështu ndodh në Old Trafford. Ka ndodhur shumë herë më parë, kështu ndodhi dhe sonte. Duhej ta rrezikonim dhe në fund ishim me fat. Villareal është një ekip shumë i vështirë për tu përballur dhe për t’u mposhtur.

Me Cristianon në fushë, keni gjithmonë një shans, është i jashtëzakonshëm para portës dhe ka ndikim tek të gjithë. Për lojtarët është një kënaqësi e madhe të fitosh një ndeshje si kjo, pas humbjes në Bern. Çdo ndeshje është e vështirë në këtë nivel. Ju shihni rezultate që nuk ndodhin shpesh, si ato të djeshmet ”.

Go to TOP