Ronaldo flet pasi i dhuroi fitoren Man United

Cristiano Ronaldo ishte sërish vendimtar për Manchester United. Portugezi shënoi golin e fitores për “Djajtë e kuq”, duke goditur rëndë Villarreal-in në Old Trafford, në minutën e 95 ( suksesi 2-1, raundi i dytë i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve)! Sulmuesi u shfaq mjaft i lumtur me këtë arritje në mikrofonin e “Canal Plus” .

“Është gjithmonë e veçantë kur shënon golin e fitores. Të bën të lumtur. Është një nder të shënosh golin fitores, por më duhet të nënvizoj paraqitjen e ekipit. Arritëm të përmbysim rezultatin, duke zhvilluar një performancë mjaft të mirë. Edhe tifozët na dhanë një mbështetje të madhe. Prandaj u ktheva tek United, për të ndihmuar ekipin dhe për të shënuar gola. Skuadra ishte pak nervoze për shkak të situatës. Kishim humbur ndeshjen e parë, ishim të mërzitur, por arritëm të jepnim një përgjigje, ” tha CR7, më shumë se kurrë heroi i tifozëve të “Djajve të kuq”.

https://twitter.com/itsadityaaaa/status/1443469588889423875?s=20
Go to TOP