Përurohet Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë

Sot është përuruar Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë.

Në këtë përurim, i cili filloi prej orës 11:00 pjesëmarrës ishin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizes, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të Federatës së Xhudos së Kosovës.

Presidentja, Osmani ka deklaruar se historia do të flasë për vendin, pasi të “artat” e kanë bërë një gjë të tillë”

“Historia gjithmonë do të flas për ju. Së pari Majlinda e më pas Distria dhe Nora. Jeni ju që na bëni të mburremi me sukseset tuaja. Fillimet e juaja sigurisht që nuk kanë qenë të lehta. Puna dhe stërvitja e madhe dhe përkushtimi që keni pasur ka sjell suksesin e madh. Ju e zbardhët fytyrën e një kombi tërë”, është shprehur Osmani.

Ndërsa kryeministri, Albun Kurti, tha se, jam shumë i nderuar dhe i lumtur, që sot po i hapim dyert e kësaj ndërtese e cila është realizuar në bashkëpunim me Federatën Botërore të Xhudos dhe Federatën e Xhudos së Kosovës, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e rastit në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos së Kosovës, në Pejë.

Kryeministri Kurti iu falënderua të dy partnerëve të këtij projekti për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të xhudos në Kosovë.

“Bashkërisht, u kemi ndërtuar shtëpi të re kampionëve aktualë olimpik dhe kampionëve të tjerë të ardhshëm”, tha kryeministri duke shprehur besimin se Qendra Nacionale e Xhudos do të bëhet shtëpi edhe e shumë kampionëve të tjerë olimpikë.

Kryeministri njoftoi që projektet e tilla do të vazhdojnë, duke ndërtuar hapësira të tjera të reja përcjellëse, në të cilat, siç tha ai, do të presim sportistë vendorë e të huaj – krejt kjo, me qëllim të rritjes së rezultateve tona sportive dhe të promovimit të sportit si mekanizëm për ruajtjen e mirëqenies sonë shoqërore. “Le ta bëjmë sportin te ne, kulturë tonën”, shtoi ai.

Në përmbyllje të fjalës, kryeministri Kurti tha se është sfidë e jona e përbashkët që ta vazhdojmë traditën e sukseseve sportive në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se shtetet e rajonit, Evropës dhe të botës, tashmë e kanë kuptuar kapacitetin që ne e kemi.

“Nuk mund t’i befasojmë më. Është lufta jonë e radhës, t’i bëjmë të pranojnë vendin që e zë Kosova në hartën e botës”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Xhudistët shqiptarë nga Peja kanë ushtruar në kushte të vështira deri tash, por sukseset nuk ju kanë munguar assesi.

Madje, xhudistet e trajnerit Driton Kuka i kanë fituar tri medalje të arta olimpike, me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

Në këtë Qendër Nacionale do të mund të vijnë të ushtrojnë edhe xhudistët nga vendet e ndryshme të botës.  /Kosova.info/

Go to TOP