‘Përpara Kosova, paç fat’ – Rita Ora shpërndan parakalimin e ekipit tonë në Tokio

Parakalimi i ekipit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’ ka tërhequr interesimin e shumë personaliteteve të njohura.

Me fillim zyrtar të Lojërave Olimpike në kryeqytetin japonez, në stadiumin Olimpik ka parakaluar edhe ekipi i Kosovës.

Pas spektaklit me fishekzjarrë dhe flakadanë të ndryshëm, filloi parakalimin i ekipeve sipas traditës. Ekipi ynë shtetëror ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinë xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Derisa fotografitë e parakalimit me flamur të Kosovës janë shpërndarë në masë të madhe, në të këtë aspekt nuk bën përjashtim as këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora.

Ylli botëror i muzikës e ka shpërndarë një postim të presidentes Vjosa Osmani me mbishkrimin: “Përpara Kosova… Shumë fat”. 

Go to TOP