Luis Enrique: Po e mbyllim sezonin në formë të shkëlqyer

Paris St-Germain është në formën më të mirë të mundshme, ka thënë trajneri Luis Enrique të premten.

PSG pret të shtunën skuadrën e Le Havre dhe një fitore do ta sigurojë titullin e ligës, duke e lënë të përqendrohet në gjysmëfinalen Champions League me Borussia Dortmund, si dhe në finalen e Kupës kundër Lyon.

“Fitorja ndaj Le Havre para mbështetësve tanë do të ishte perfekte dhe ne duam ta shfrytëzojmë sa më shumë këtë shans”, ka thënë Luis Enrique në një konferencë për shtyp.

“Nuk do ta imagjinoja që skenari të shkonte kaq pozitivisht. Mendoj se po shkojmë në fazën finale të sezonit në formë të shkëlqyer. Jam i bindur se vitin e ardhshëm do të jemi më mirë se këtë vit”.

Go to TOP