Osmani nis vizitën në Zvicër, pritet nga presidentja zvicerane Keller-Sutte
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor – rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës.
Kjo pritje u zhvillua në kuadër të vizitës shtetërore që presidentja Osmani po realizon këto ditë në Zvicër.
Pas takimit bilateral, Presidentja Osmani do të pritet me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet do të japin deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.
Vizita do të vazhdojë me një konferencë të përbashkët për media të dy lidereve, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe roli i diasporës kosovare në Zvicër. Gjatë qëndrimit në Zvicër, Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me mërgatën shqiptare në qytetin e Gjenevës.
Osmani fillon vizitën shtetërore në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Bern, ku do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Zvicër.
Osmani ndodhet në këtë vizitë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu. E para e shtetit ka publikuar pamje në Facebook pas arritjes Bern.
