Osmani përkujton përvjetorin e masakrës në Stagovë të Kaçanikut
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e masakrës në Stagovë të Kaçanikut të cilën e ka quajtur si kër, ndër më të tmerrshmet në Kosovë e cila u hetua nga Tribunali Hagës por që askush nuk është dënuar.
“Paramilitarët serbë shkatërruan mbi 90 shtëpi nga 180 sa kishte fshati dhe vranë bagëtinë”, ka thënë ajo.
Osmani tutje ka thënë se kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës.
“Më 21 maj 1999, forcat serbe të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht 13 civilë në Stagovë të Kaçanikut, përfshirë 7-vjeçarin Fitim Gudaqi. Në mbrojtje të civilëve, dëshmor ra edhe pjesëtari i UÇK-së, Ekrem Gudaqi”, ka shkruar Osmani.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe ata që u flijuan për liri!”. /Kosova.info/
