Hovenier: Diaspora në ShBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në kryetarin e Federatës Panshqiptare në ShBA “Vatra”, Elmi Berisha. Ambasadori ka theksuar se diaspora e Kosovës në ShBA është një partner në përpjekjet për mbështetjen e Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim, Presidentin e VATRA-s, Elmi Berisha. Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Europë”, ka shkruar Hovenier, në platformën ‘X’. /Kosova.info/

Go to TOP