Alonso: Leverkusen e meriton ta fitojë tripletën

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka thënë se skuadra e drejtuar nga ai e meriton t`i fitojë tre titujt në këtë sezon.

Leverkusen që të enjten ka eliminuar Romën në gjysmëfinale të Europa League, paraprakisht ka fituar titullin kampion në Bundesliga si dhe ka arritur edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë.

“Ne treguam karakter të madh. Ne kemi shansin për të fituar tre tituj. Dhe e meritojmë t’i fitojmë”, ka thënë trajneri spanjoll. 

Go to TOP