Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë, Policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të mërkurën në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi ka pohuar se sot rreth orës 10:30 policia është njoftu se në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, dyshohet për një person pa shenja jete.

Sipas tij, në vendngjarje kanë dal Policia dhe emergjenca, derisa mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës.

Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Go to TOP