Arrestohet 37-vjeçari shqiptar, i gjejnë me vete kokainën me vlerë 200 mijë euro, ja ku e kishte fshehur

Pesë  kilogramë heroinë me vlerë 200 mijë euro, janë sekuestruar,  mbrëmjen e djeshme, 24 dhjetor, në qytetin e Shkupit.

Mësohet se zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në rr. Bosnja dhe Hercegovina në Shkup kanë ndaluar shtetasin A.O. (37) nga Gostivari.

Këtij shtetasi i janë gjetur rreth pesë kilogramë heroinë në vlerë rreth 200 mijë euro, të cilën e mbante në një çantë shpine, shkruan Alsat.

Nga kontrolli në çantën e shpinës u gjet heroina, e cila ishte e paketuar në nëntë pako.

Shtetasi A.O. është privuar nga liria dhe gjatë ditës së sotme në ZPP-në kompetente Shkup do t’i drejtohet kallëzimi përkatës penal për veprën penale nga neni 215, ndërsa droga është konfiskuar.

Go to TOP