Nga QKUK japin detaje për gjendjen e punëtorit të KEDS që u lëndua nga shpërthimi

Gjendja e punëtorit të KEDS-it, i cili u lëndua sot nga një shpërthim, është jashtë rrezikut për jetë, por pacienti ka lëndime serioze.

Këtë e bëri të ditur Nerxhivane Halimi, kujdestare në Qendrën Emergjente.

“Rreth orës 13:50 na ka ardhur një pacient me djegie. Pacienti është duke u trajtuar ende dhe po vazhdon trajtimin në Kirurgjinë Plastike. Lëndimet janë serioze, mirëpo është jashtë rrezikut përjetë”, tha mjekja kujdestare.

Ndryshe, një punëtor i KEDS-it u lëndua sot gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana.

“Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. SI pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur KEDS.

“Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune. Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit. Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit”, thanë tutje nga KEDS.

Go to TOP