“Qejf o qejf o qerrata”, Artan Hoxha i lë të gjithë pa fjalë: Piva një birrë edhe me ambasadoren Yuri Kim! Më kishin emëruar….

Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale, nisur nga pagat e majme të këshilltarëve të institucioneve kryesore të vendit tonë.

Hoxha shkruan se ka parë në ëndërr sikur e kishin emëruar këshilltar në bashki dhe po pinte një gotë birrë me ambasadoren Yuri Kim.

Postimi i plotë:

Si nate krishtlindje qe ishte, pashe ender pasanikesh…

Me kishin emeruar keshilltarin e 21-te te bashkise.

Me kishin futur te lista e rrogave “gjynah te qahesh”.

Lere pastaj qershia mbi torte, me kishin vendosur ne nje zyre me ate keshilltaren numer 19-te, avokaten bjonde qe ishte kandidate per deputete nga partia e avokat Ngjeles

Bota me dukej me e bukur. Dielli nuk po linde me mbrapa Dajtit, por andej nga Fushe Kuqja.

Tirana me dukej si Manhattan.

Juri Kim me kishte ftuar per nje gote birre me kernacka Korçe.

Jete ishte kthyer nen moton “qejf o qejf o qerrata”.

Dreq o pune sa shume kerkojme nga jeta??!!

Endra jane, ben vaki dhe s’dalin.

Go to TOP