Skandal me ujin e pijshëm në Gostivar

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht përdorimin e ujit për pije nga ujësjellësi i Gostivarit. Ky vendim është rrjedhojë e paraqitjes së mbi 1.200 qytetarëve, në spital me simptoma helmimi.

“Kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë në spitalin e qytetit në Gostivar. Ne si qendër e shëndetit publik jemi duke hetuar se cilat mund të jenë shkaqet e helmimit të qytetarëve. Ato mund të jenë nga uji ose ushqimi ose jo higjiena. Ne kemi bërë analiza, por ato ende nuk janë të gatshme”, tha Bajram Mustafa, specialist i higjienës

Inspektimet në terën kanë zbuluan pompa të paligjshme që injektonin ujë nga lumi Vardar në gypin kryesor në Vrutok. Ministria e Brendshme, ka njoftuar se ka dyshime se ndërmarrja ‘Ujësjellësi’, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, ka vendosur tri pompa në shtratin e ujërave të zeza rrjedhëse, përmes të cilave është injektuar ujë drejtpërdrejt në gypin kryesor të ujësjellësit që furnizon qytetin, gjë që e mohojnë zyrtarët e ujësjellësit.

“Ka pasur njoftim kur është bërë stimulacioni, uji prej kanalit nuk është përdorur për pije, vetëm një stimulacion është bërë se a do të funksionojë linja e re që lëshohet nga burimi i fshatit Vrutok” , tha Artana Asani Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike Komunale, Gostivar

Ndërkohë që autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe mospërdorim të ujit të çezmës, I mbetet organeve të drejtësisë të zbardhin rastin. Deklaratat e kryeministrit maqedonas paralajmërojnë sanksione. Me gjithë këtë qytetarët e Gostivarit me ngulm kërkojnë emra konkret dhe përgjegjësi ligjore për helmimin masiv që ka ditë që e izoloi komunën e Gostivarit.

Go to TOP