Vuçiq: Për ne më e rëndësishmja është që do të respektohen marrëveshjet e kaluara

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar popullit të tij për marrëveshjen e arritur në Bruksel për çështjen e targave.

Ai veçoi pjesën e marrëveshjes ku thuhet se do të respektohen marrëveshjet e kaluara dhe tha se kjo është më e rëndësishmja për palën serbe.
“Ka pasur një marrëveshje më të mirë dy ditë më parë se ajo e djeshme. Thoshte qartë- duhet respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura më parë. Dhe kjo është për ne më e rëndësishmja – njerëzit tanë nuk do të keqtrajtohen. Targat KM mbeten”.

Po ashtu, Vuçiq ka thënë se ata nuk janë të interesuar për njohje reciproke “me Prishtinën”.

Go to TOP