Në Kroaci, mbërrijnë 6 avionë luftarakë `Rafale` të blerë nga Franca

Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit “Rafale” që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e llojit “Rafale” që Kroacia bleu nga Franca në vitin 2012, u ulën në aeroportin “Franjo Tuxhman” në kryeqytetin Zagreb.

6 avionët e parë nga 12 avionët luftarakë Rafale, të cilët Kroaci i ka porositur nga Franca, kanë mbërritur sot në Kroaci në një fluturim historik nga baza ushtarake pranë Bordo. Ata u sollën nga pilotët e Forcave Ajrore Kroate, të cilët ishin trajnuar për të për muaj të tërë.

Pilotët u përshëndetën nga anëtarë të udhëheqjes kroate, duke përfshirë presidentin Zoran Milanoviq, kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe kryetarin e parlamentit Gordan Jandrokoviq.

Gjashtë avionët e tjerë nga 12 avionët “Rafale” që Kroacia ka blerë, pritet të dorëzohen në vitin 2025, raporton HRT.

Pagesa me vlerë 1.115.496.307 euro, për 12 avionët luftarakë “Rafale” që janë të gjithë të përdorur, planifikohet të përfundojë deri në vitin 2026.

Go to TOP