Vetoja Bullgare për datën e bisedimeve për anëtarësim në BE-Kush është fajtori?

Shkruan: Ejup BERIShA
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë nga Këshilli i Përgjithshëm i BE-së nuk morën datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dy shtetet kandidate serioze për anëtarësim në BE gjatë kësaj jave u refuzuan për të marrë datë konkrete për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Zhgënjimi në të dyja shtetet është i madh meqë mbështetja për procesin e integrimit në BE nga qytetarët e të dyja vendeve është shumë e madhe. Pritshmëritë e mëdha gjenerojnë edhe zhgënjime të mëdha. Më të zhgënjyer në mesin e faktorëve të rëndësishëm të shteteve në fjalë që nuk morën datë për bisedime nga Këshilli i përgjithshëm BE-së janë edhe politikanët e të dyja shteteve. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dështimin për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë e cilësoi si dështim të vetë Bashkimit Evropian në procesin e integrimeve evropiane e jo si dështim të shteteve që vetë dështuan të marrin datë. Po a e dinë Kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev se ku është dështimi i politikave zyrtare të Qeverive të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së veriut në proceset integruese evropiane. Në jetë njeriu është më i prirë ti sheh dhe ti identifikojë dobësitë dhe dështimet e të tjerëve e jo dështimet dhe dobësitë e veta personale. Nëse një student dështon në provim kjo nuk do të thotë apriori përgjegjësi dhe dështim i Profesorit të lëndës ku nuk mund ta kalojë provimin studenti. Pse pra përfaqësuesit politik zyrtarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë nuk i hetojnë dhe prezantojnë shkaqet e dështimit të Qeverive të tyre/tona në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Duhet të shihet se ku jemi në rregull dhe ku çalojmë në këtë rrugë. Ne si shtete dhe shoqëri nuk jemi të përkryer se sigurisht po të ishim të tillë ne që moti do të kishim marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE apo dhe tani do të ishim në fazën e rrumbullakimit të punëve rreth kapitujve kryesor që qëndrojnë para nesh për ti përmbushur kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nëse BE nga të dyja shtetet kërkon luftë të vendosur dhe më efikase kundër krimit dhe korrupsionit dhe ne nuk i bëjmë këto gjëra gjatë kohë atëherë kush është fajtorë për dështimin e marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE jemi ne pra jo ata. Nëse ne çalojmë në procesin e zbatimit të reformave të domosdoshme atëherë faj nuk kanë institucionet zyrtare të BE-së por faj kanë institucionet tona zyrtare. Nëse ne kemi Gjyqësi që punon në mënyrë selektive dhe dënon me kute të ndryshme qytetar për vepra të njëjta penale atëherë kush është fajtor këtu, pra faji është i institucioneve tona të gjyqësisë e jo i institucioneve gjyqësore evropiane. Në rastin e Maqedonisë së Veriut një pjesë të fajit e ka fqinji ynë Republika e Bullgarisë për shkak të kontestit që e ka me ne rreth çështjeve identitare por përfaqësuesit politik e institucional të Maqedonisë së Veriut duhet të marrin guximin që të gjejnë zgjidhje për këtë kontest dy palësh i cili është shumë serioz pasi që paraqet një prej pengesave për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e shtetit tonë në Bashkimin Evropian. Mirë thotë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev vend dhe arsye për zhgënjim nuk ka por duhet bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje të pranueshme dypalëshe, por kjo duhet të bëhet me vepra konkrete e jo vetëm me fjalë. Dje pra ne ishim të befasuar dhe të hidhëruar se pse nuk arritëm të marrim datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Pra ne jemi të befasuar të hidhëruar dhe të zhgënjyer për një gjë qe e kemi ditur shumë më herët që do të na ndodhë. Vetoja Bullgare ishte e paralajmëruar shumë më herët nga politikanët bullgar dhe çuditërisht vetëm ne na ndodhë që ta kuptojmë shumë vonë. Politikanët bullgar u kërcënuan me veto dhe atë e realizuan së fundmi. Sipas palës bullgare nëse nuk ka zgjidhje për çështjet kontestuese nuk ka edhe pëlqim të tyre për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në për ne. Kjo situatë është e ngjashme me atë situatën gjatë Samitit të NATO-s që u mbajt në vitin 2008 në Bukuresht të Rumanisë kur veto për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO paraqiti Greqia. Edhe atëherë ishim të befasuar të zhgënjyer dhe të hidhëruar në vend që të hidhëroheshim të zhgënjeheshim dhe të befasoheshim me vetveten. Pra atëkohë edhe përfaqësues të lartë të NATO-s na e bënë të qartë se në të gjitha rastet dhe variantet në kontestin dypalësh ata do të jenë në anën e Greqisë por ne nuk i kuptuam apo nuk dështim t’i kuptonim. Pra në rastin e vetos bullgare vend për zhgënjim, hidhërim dhe befasi nuk ka por vend të merituar duhet të kenë përkushtimet dhe punët tona për eliminimin e pengesave drejt integrimit të dy shteteve tona në BE flas për RMV-në dhe RSH-në.

Go to TOP