Phil Foden – Lojtari më i mirë i sezonit në Premier League

Ylli i Manchester Cityt Phil Foden është zgjedhur si lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.

Me 17 gola dhe tetë asistime, anglezi ishte sensacional te “Citiziens”, që mbesin favoriti kryesor për ta mbrojtur titullin për të katërtin vit radhazi.

23-vjeçari për faqen zyrtare deklaroi se është jashtëzakonisht i lumtur që e fitoi këtë çmim të rëndësishëm.

“Ta fitojë këtë çmim është në arritje, për të cilën jam jashtëzakonisht krenar”.

“Në përgjithësi, jam shumë i lumtur me mënyrën si kam luajtur këtë sezon dhe që kam qenë në gjendje të kontribuojë me gola dhe asistime në këtë sezon”.

“Dua të falënderoj stafin e Cityt, trajnerët dhe sidomos bashkëlojtarët sepse pa ta asgjë s’do të ishte e mundur”.

“Dua gjithashtu të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua, vlen shumë”, deklaroi ai.

Ky është sezoni i pestë radhazi që çmimin e lojtarit më të mirë e fiton një lojtar i Man Cityt, me Kevin de Bruyne (2019/20, 2021/22), Ruben Dias (2020/21) dhe Erling Haaland (2022/23).

Go to TOP