Me dashtë këtë vend, pak është!

Shkruan: Pal ShTUFI

Sepse është tepër i bukur, i dashur i ëmbël dhe ka një shpirt të lënduar, të cilin vetëm me dashuri mundemi me ia shërua.

Duajeni çdo pëllëmbë të tij. Këtu nuk i kanë lënë kot eshtrat shumë perandori. Ka diçka që fshihet edhe nën madhështinë e tij. Ka një mistikë që tejshpon fuqinë e arsyes. Ka diçka. Vërtet, ka.

S’e di pse, por në bukuritë e atdheut shoh fytyrat më të bukura të grave tona. Në shkrepa shoh djemtë më të pashëm të globit që kemi. Në lumenj shoh gji nanash që kanë ushqyer pavdekësinë tonë. Në rrafshin magjik shoh shestën e praruar me gjakun e atyre, të cilët ma shumë na dashtën ne se jetët që kishin. Në horizont shoh ngritjen e shpresave për me dashtë njëri-tjetrin edhe në mospajtime.

* * *

Ka kohë që nuk shkruaj më për politikë, mirëpo sot nuk u durova. Albini, pavarësisht sa ka gabuar, ai sot duhet të përkrahet. Ka të drejt me i thanë hiles jo. Nuk ju gjen asnjë e keqe nëse sonte ia përcillni mesazhin e mbështetjes. Një argat më shumë i duhet këtij vendi. Dikur, me një argat më shumë kemi fituar…!

_________________

Kënaquni me bukuritë e Sharrit Plak, të cilin e pata vizituar në vitin 2021. Ai është edhe më i bukur se kaq. Këtë vit do ta dëshmoj sa është i bukur.

Go to TOP