Harry Kane mungon në ndeshjen e fundit të Bundesligës, lëndimi shqetësues edhe për Anglinë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane do të jetë jashtë fushës së gjelbër në ndeshjen e fundit të Bundesligës këtë të shtunë.

“Harry po trajtohet me mjekun e tij personal. Ai nuk do të udhëtojë për në Hoffenheim”, tha trajneri i tij Thomas Tuchel në një konferencë për shtyp të premten, duke treguar se 30-vjeçari vuante nga një dëmtim i shpinës.

Lëndimi i tij është shqetësues edhe për Anglinë, katër ditë para shpalljes së listës së “Tre Luanëve” për “Euro 2024”.

Me 62 gola në 89 ndeshje, që nga debutimi i tij për ‘Tre Luanët’ në vitin 2015, Harry Kane është golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës angleze.

Go to TOP