Vdiq infermieri dhe veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti nga fshati Ratkoc.

“Kontributi i Skenderit në luftën për liri, por edhe pas luftës në fushën e shëndetësisë si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, është shumë i madh dhe asnjëherë nuk do të harrohet”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

I pari i Rahovecit me këtë rast u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. /Kosova.info/

Go to TOP