Usyk pas fitores ndaj Fury: Është një fitore e madhe për shtetin tim

Boksieri Oleksandr Usyk, ka thënë se është shumë i lumtur me fitoren ndaj Tyson Fury.

Ukrainasi të shtunën pas mesnatë mundi britanikun me vendim të ndarë të gjyqtarëve pas 12 raundeve të zhvilluara.

 “Po ndihem mirë, shumë njerëz u lutën për mua jua dua të gjithëve, jam shumë i lumtur. Njerëzit e mi do të jenë të lumtur mendoj, është një fitore e madhe, jo vetëm për mua, është një fitore e madhe për shtetin tim, për ushtarët që po mbrojnë shtetin tim”, ka thënë Usyk.

Ai mendon se gjyqtari e ndali nokautin në rundin e nëntë.

“Nuk dua të tregoj mungesë respekti për gjyqtarin, por mendoj se ai e ndali nokautin në raundin e nëntë. Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, diçka e pabesueshme”, ka theksuar ukrainasi.

Go to TOP