Interi gati të godas Romën, e do Dybala-n

Interi mund t’i jep një goditje të fortë Romës.

Sipas mediave italiane, kampionët e Italisë synojnë që gjatë kësaj verë, të transferojnë sulmuesin e ‘romakëve’ Paulo Dybala-n.

Sulmuesi argjentinas, mund të largohet nga kryeqyteti italian në rast se Roma mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve.

Krerët e Interi thuhet se pak ditë më parë kanë biseduar për agjentin e ish-yllit të Juventusit.

“Interi ka rifilluar kontaktet për Paulo Dybala. Javët e fundit Marotta ka folur me agjentin e futbollistit argjentinas”, shkruajnë mediat italiane.

Go to TOP