Gasperini e di forcën e Leverkusenit, beson në fitoren e Atalantës

Trajneri i Atalantës, Gian Piro Gasperini, e pranon se përballja me Bayer Leverkusenin, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai beson se skuadra e tij, mund ta ndal kampionin e ri të Gjermanisë.

Atalanta dhe Leverkusen mesjavën që vjen do të ndeshen në finalen e madhe të Ligës së Evropës.

“Leverkusen është një skuadër që shtyp këdo që i del përpara. Fituan titullin dhe kanë 50 ndeshje pa humbje, ndaj ligji i numrave duhet respektuar”, ka thënë strategu italian.

“Megjithatë ne jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe e dimë që mund t’ia dalim. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të provojmë të fitojmë, për ta sjellë trofeun në Itali”, ka theksuar Gapserini.

Go to TOP